Loyola-Profesionale
Qendra e Formimit Profesional
Për të vazhduar zhvillimin e të rinjve dhe për të mbështetur të diplomuarit për të ardhmen e tyre dhe nevojat e tregut të punës, Loyola-Profesionale ofron një arsimim dhe trajnim të dyfishtë profesional në profilin “Operator i Robotëve Industrial” drejtimi në Mekatronikë si kualifikim çertifikues dhe njëkohësisht kurse të specializuara.
Fjala përshëndetëse e drejtorit
Të nderuar kandidatë dhe sipërmarrës,
Mirë se vini në Loyola-Profesionale, një qendër për arsimin dhe trajnimin profesional.
Projekti për hapjen e një qendre ka nisur si ide që para tre vitesh dhe u desh një rrugëtim i gjatë për të realizuar këtë projekt, megjithatë jam më se i lumtur t'ju mirëpres në qendrën tonë që ju jep një perspektivë për të ardhmen tuaj në tregun e punës dhe më e rëndësishme që do t'ju japë kompetenca dhe njohuri praktike në profesionin tuaj që keni zgjedhur.
Në Loyola-Profesionale, ne prezantojmë një mënyrë të re të të menduarit kur bëhet fjalë për karrierën tuaj të ardhshme. Ne besojmë se industria dhe arsimi duhet të jenë të lidhura ngushtë këtu me kandidatët, në mënyrë që të kemi një kuptim të ndërsjellë se çfarë njohurie relevante duhet të mësojmë në teori si dhe në praktikë kandidatët tanë dhe çfarë duhet të presë industria nga kandidatët që do të përfundojnë trajnimin në qendrën tonë. Me këtë qendër ne ndryshojmë mënyrën e të menduarit edhe ndaj industrisë duke i bërë ata një faktor kyç për ndërtimin e njohurive të kandidatit kur industria merr pjesë në trajnimin e kandidatëve në ambientet e tyre, përveç trajnimeve që kandidatët marrin nga qendra jonë. Ky zinxhir, mes qendrës sonë, kompanisë dhe kandidatit krijon një lidhje që do të jetë e pathyeshme sepse do të forcojë industrinë duke pasur një fuqi punëtore të kualifikuar, kandidatin duke pasur një vend të sigurt pune dhe qendra të ketë kualifikime adekuate në përputhje me kërkesat e industrisë apo të tregut të punës.
Ju jeni hallka e ndërtimit të këtij zinxhiri, dhe unë jam këtu për të siguruar që ky zinxhir të vazhdoj dhe të ndërtohet më i fortë, sepse është e vetmja mënyrë që ne si komunitet të jemi më të fortë dhe më të begatë në të ardhmen tonë të përbashkët.
Sinqerisht,
MSc. Bashkim Rrezja
Loyola-Profesionale Ndërtesa dhe Pajisjet
Në katin e parë ka hapësirë të mjaftueshme për ambientin e punëtorisë mekanike, elektrike dhe inxhinierike të kontrollit. Kati i parë ofron hapësira për zyra si dhe salla trajnimi dhe takimesh. Në katin e sipërm, kandidatët që jetojnë më larg se rrethina mund të akomodohen në konvikt të cilin e ofrojmë. Ushqimi për kursantët mund të sigurohet nga menza e shkollës së mesme.
Bashkëpunimi që nga fillimi
Mësimet më të mira janë të suksesshme, vetëm kur promovojnë kualifikime që plotësojnë kërkesat e biznesit dhe industrisë. Prandaj, të gjitha përmbajtjet dhe qëllimet e qendrave të IAAP-ve duhet të plotësojnë një kriter thelbësor: ato duhet të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Për ta bërë këtë, ato duhet të zhvillohen në bashkëpunim me të gjithë aktorët përkatës në industri.
Programet ekzistuese universitare (KKK Niveli 6) nuk e plotësojnë këtë boshllëk për kompanitë, si dhe nuk trajnojnë aftësi praktike në shumicën e pajisjeve moderne. Prandaj, përveç orëve teorike, ne do të ofrojmë punëtoritë tona moderne, në të cilën mund të trajnojmë jo vetëm teknikë të mekatronikës, por edhe të kemi kurse në elektro-teknikë; mekanikë; dhe programimi në fushën e IT-së - sipas kërkesave të tregut kosovar të punës.
Për të zhvilluar një arsim profesional të dual, ne kemi nevojë për industrinë si partner, në mënyrë që të sigurojmë nevojat e tregut të punës dhe të zhvillojmë trajnimin në përputhje me cilësinë që i nevojitet industrisë.
Operator i Robotëve Industrial - Mekatronikë
Ne ofrojmë një profesion dy vjeçar si Operator i Robotëve Industrial - Mekatronikë, i cili është i orientuar drejt standardeve gjermane dhe në të njëjtën kohë është plotësisht i akredituar dhe i licencuar nga të gjitha autoritetet kompetente të Kosovës. Një kompani që dëshiron të marrë pjesë në këtë projekt trajnimi lidh një kontratë me ALG dhe paguan një tarifë trajnimi për ALG-ën. Ndërkohë kompania vendos për një ose disa kandidatë dhe lidh një kontratë tjetër me ta.
Kurset
Ne ofrojmë edhe kurse me kohë të shkurtër që variojnë në periudhën kohore nga zgjedhja e kursit për të cilin kandidati është i interesuar.
Kurse në:
-
Pneumatikë dhe hidraulikë
-
Teknologjia mekanike
-
Teknika e montimit dhe mirëmbajtjes
-
Bazat e elektro-teknikës
-
Bazat e elektronikës
-
Bazat e automatizimit
-
Bazat e robotikës
-
Senzorët dhe aktuatorët
-
Vizatim me kompjuter Auto CAD
-
Elektronika digjitale
-
Dirigjuesit e programueshëm logjik PLC
Njihuni me Ekipin
Bashkim Rrezja
Drejtor i Qendrës
“Loyola-Profesionale”
Jeton Morina
Koordinator i Cilësisë dhe
Inxhinier i Informatikës
Hajredin Mujaj
Inxhinier i Makinerisë
Samir Sahiti
Inxhinier i Elektro-teknikës