Konkurs pune dhe shkollim
Ndërmarrjet: DESIGN LIFTS SH.P.K.; Lely SH.P.K.; Proton Cable L.L.C.; Fabrika Te Naseri; Horn&Co Group; Zinkunie; në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional “Loyola-Profesionale” shpallin konkurs pune dhe shkollim.

APLIKO TANI!
Ne do të ju kontaktojmë pas aplikimit për informata më të detajuara
+383 45 205 389

Për regjistrimin e kandidatëve në drejtimin “Mekatronikë” të financuara nga kompanitë bashkëkpunëtore të Loyola Profesionale - Prizren për vitin shkollor 2022/2023
1. Vende të lira






2. Kreditë
Kualifikimi për Mekatronikë zgjat 2 (dy) vite shkollore dhe vlerësohet me 2400 orë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ose me 120 Kredi.
3. Pagesa për kualifikim
Pagesa për kandidatë paguhet nga ana e kompanisë në të cilën kandidati ka konkuruar. Kandidatëve ju garantohet punësimi dhe trajnimi në qendrën profesionale dhe njëkohësisht në kompani.
4. Dokumentet e nevojshme për konkurrim
Kandidatët e kompanive për të konkurruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 4, “Mekatronikë” duhet të paraqesin këto dokumente:
-
Diplomën ose Certifikatën e shkollimit të mesëm të lartë ose të nivelit arsimor më të lartë të kandidatit;
-
Certifikatën e lindjes ose letërnjoftimin e kandidatit;
5. Afati i paraqitjes së dokumenteve, vendi dhe shpallja e rezultateve
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 10 Qershor deri 12 Gusht 2022.
Paraqitja e dokumenteve bëhet në Zyrën e administratës se Asociation „Loyola-Gymnasium“. Adresa: Rruga “e Tranzitit” Petrovë 20000, Prizren, kati i dytë duke filluar nga ora 8:00 deri ne ora 3:00, si dhe në formë elektronike, duke aplikuar direkt në web faqen tonë ose në e-mail adresën alg-info@alg-prizren.com me subjekt të e-mailit “Aplikim për Mekatronikë në “Loyola-Profesionale”
Kandidatët mund të aplikojnë edhe me ndërmarrje të tjera që ata i kanë siguruar.
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat do të ftohen për testim me datë 15 Gusht 2022, në Qendrën e Formimit Profesional „Loyola-Profesionale” në Prizren.
Rezultatet e testit të kandidatëve shpallen në tabelën e shpalljeve, me datën 19 Gusht 2022, dhe dërgohen me email tek kompanitë dhe kandidatët.
Kompanitë mbajnë më pas intervistat dhe njoftohen se cilët kandidatë janë pranuar për arsim dhe aftësim profesional dual.
Orari i punës
Çdo ditë pune
E hëne - E premte
8:00 – 15:30