Aplikimet & Tarifat
Shkolla Fillore
Loyola-Fillore
Të dashur prindër dhe fëmijë, mirë se vini në “Loyola-Fillore”!
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë tek ne pa provim pranues, me kusht që fëmija t’i ketë mbushur 6 vjet, jo më vonë se në gusht (një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor). Periudha e aplikimit fillon më 8 mars 2022 dhe përfundon më 25 mars 2022.
Aplikimi bëhet direkt në zyrën e administratës në shkollën fillore, nga e hëna deri të premten, prej 09:00-12:00. Pagesa administrative është 10 euro.
Për të aplikuar, ju lutemi sillni me vete dokumentet e mëposhtme:
-
Ekstraktin e lindjes;
-
Vërtetim nga ana e mjekut që dëshmon se fëmija është i gatshëm për të filluar shkollimin;
Në “Loyola-Fillore” ekziston mundësia e qëndrimit passhkollor. Ky qëndrim paguhet ndaras nga shkollimi.
Prindërit duhet të lajmërohen më së largu deri në maj, nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë në Qëndrimin passhkollor.
TARIFAT E SHKOLLIMIT
-
Klasa 1-5: 950 euro/viti
-
Qëndrimi passhkollor: 800 euro/viti
Pagesat mund të bëhen në tri këste.
Ne, ju falënderojmë për besimin që e keni dhënë dhe ju mirëpresim personalisht së shpejti.
Përshëndetje të përzemërta,
Motra Lindita Spaqi
Drejtoreshë e “Loyola-Fillore”
Loyola-Gymnasium dhe
Loyola-Konvikt
Të dashur prindër dhe fëmijë, mirë se vini në “Loyola-Gymnasium”!
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj në klasën e gjashtë ose të dhjetë në gjimnaz. Periudha e aplikimit fillon më 8 mars 2022. Në mënyrë që, ju dhe fëmijët tuaj ta dini se ku janë ata me performancën e tyre akademike, “Loyola-Gymnasium” kërkon një provim pranues në shqip, anglisht dhe matematikë. Për këtë provim, fëmijëve tuaj ne u ofrojmë kurse përgatitore.
Aplikimi mund të bëhet direkt në administratën tonë ose online, këtu, në fund të kësaj faqeje. Pagesa administrative është 20 euro.
Paraqitja e nxënësve për të ndjekur mësimin përgatitor duhet të bëhet deri më 29.04.2022. Pagesa është 50 euro.
Datat për kurset përgatitore janë:
-
07.05.2022 (09:00 - 14:15)
-
14.05.2022 (09:00 - 14:15)
-
21.05.2022 (09:00 - 14:15)
-
28.05.2022 (09:00 - 14:15)
-
04.06.2022 (09:00 - 14:15)
Paraqitja e provimit pranues për nxënësit që nuk e ndjekinmësimin përgatitor duhet të bëhet deri më 10.06.2022.
PROVIMI PRANUES
Afati i parë - 11.06.2022
-
Klasa 6 09:00 - 12:00
-
Klasa 10 13:00 - 16:00
Afati i dytë - 20.08.2022
-
Klasat 6, 10 09:00 - 12:00
Për t'u regjistruar, ju duhet t’i sillni dokumentet e mëposhtme:
-
Ekstraktin e lindjes;
-
Raportet shkollore të dy viteve të fundit;
Dëshironi t'i sillni fëmijët tuaj në shkollën tonë, por keni frikë nga një kohë shumë e gjatë e udhëtimit në Prizren? Ne kemi zgjidhjen ideale për ju dhe fëmijët tuaj në “Loyola-Konvikt”.
Me dhoma të pajisura mirë, tri racione në ditë dhe një program kujdesi edukativ nga e hëna deri të premten, fëmijët tuaj janë në duar të mira me ne. “Loyola-Konvikt” paguhet ndaras nga shkollimi.
TARIFAT E SHKOLLIMIT
-
Klasa 6-9: 1150 euro/viti
-
Klasa 10-12: 1150 euro/viti
-
Qëndrimi në konvikt: 2400 euro/viti
Pagesat mund të bëhen në tri këste.
Ne, ju falënderojmë për besimin që e keni dhënë dhe ju mirëpresim personalisht së shpejti.
Përshëndetje të përzemërta!
Enver Sulaj
Drejtor i
Loyola-Gymnasium
Arianit Collaku
Drejtor i Loyola-Konvikt
Qendra e Formimit Profesional
“Loyola-Profesionale”
Të dashur kandidatë dhe sipërmarrës,
Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin 4 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në Qendrën e Formimit Profesional „Loyola-Profesionale“ në Prizren, për vitin shkollor 2022/2023, në kualifikimin “Operator i Robotëve Industrial” – Mekatronikë, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm ose nivele më të larta të arsimit.
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 10 Qershor deri më 12 gusht 2022.
Kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin pranë MAShT-it.
Aplikimi mund të bëhet direkt në administratën tonë, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-15:00 ose online, këtu, në fund të kësaj faqeje.
PROVIMI PRANUES
Afati i parë - 15.08.2022
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURRIM
Kandidatët e kompanive për të konkurruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 4, “Mekatronikë” duhet të paraqesin këto dokumente:
-
Diplomën ose Certifikatën e shkollimit të mesëm të lartë ose të nivelit arsimor më të lartë të kandidatit;
-
Certifikatën e lindjes ose letërnjoftimin e kandidatit;
Dëshironi t'a sillni kandidatin tuaj në qendrën tonë, por jeni shumë larg nga Prizreni? Ne kemi zgjidhjen ideale për ju në “Loyola-Konvikt”.
Me dhoma të pajisura mirë, tri racione në ditë nga e hëna deri të premten. “Loyola-Konvikt” paguhet ndaras nga shkollimi.
TARIFAT E TRAJNIMIT
-
Kualifikimi Mekatronikë: 1500 euro/viti
-
Kurset: 200 euro/kursi
-
Qëndrimi në konvikt: 2400 euro/viti
Tarifa për kandidatë paguhet nga ana e kompanisë në të cilën kandidati ka konkuruar. Kandidatëve ju garantohet punësimi dhe trajnimi në qendrën profesionale dhe njëkohësisht në kompani.
Ne, ju falënderojmë për besimin që e keni dhënë dhe ju mirëpresim personalisht së shpejti.
Përshëndetje të përzemërta!
Visar Hoxha
Drejtor i Qendrës “Loyola-Profesionale”