
Misioni, Vizioni dhe Vlerat
Asociacioni ‘Loyola-Gymnasium’, udhëheqësit e tij dhe punonjësit, janë të përkushtuar në rëndësinë e komunikimit dhe nxitjen e dialogut në mes të gjitha palëve. Janë të përkushtuar të promovojnë ngritjen intelektuale dhe shoqërore brenda komunitetit shkollor; të sigurojnë ambient të sigurt dhe mbështetës, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të hulumtojnë dhe të kenë besim në vlerat e tyre; të mendojnë dhe të flasin për vetveten; t’i njohin dhe t’u përgjigjen paragjykimeve individuale dhe institucionale. Të mos jenë paragjykues, në baza gjinore, vend të origjinës, religjion, etnitet, orientim seksual, status socio-ekonomik, moshë dhe aftësi fizike dhe mentale.
Përmes bashkëveprimit me njohuritë e nxëna (shkollimi themelor),shkathtësive të përvetësuara (kompetencave) dhe vlerave të përjetuara, ne në kampusin Loyola promovojmë një pedagogji moderne, e cila i përshtatet ndryshimeve të shek. XXI. Qëllimi ynë është ndërtimi i vazhdueshëm i një shoqërie të re civile kosovare, me vetëbesim, elasticitet dhe përgjegjësi.
-
Gjuhët dhe komunikimi
-
Matematika
-
Shkencat natyrore
-
Shkencat shoqërore dhe ambienti
-
Artet
-
Sporti dhe shëndeti
-
Jeta dhe puna
-
Mendimi kritik
-
Zgjidhja e problemeve
-
Kreativiteti
-
Komunikimi
-
Bashkëpunimi
-
Kurioziteti
-
Iniciativa
-
Dedikimi
-
Adaptueshmëria
-
Përgjegjësia
-
Vetëdijesimi shoqëror dhe kulturor
Edukimi themelor
Kompetencat
Vlerat
(Adaptuar nga „New Vision for Education", World Economic Forum, 2016)
Udhëheqësia jonë

Asambleja e ALG-së

Udhëheqësia e bordit
Stefan Mette (Kryetar)
Alfons Tentrup
Bernd Karau
Don Shan Zefi
M. Ollga Dulaj

Hamide Elshani
Përfaqësuese Zyrtare e ALG-së
Drejtoreshë e financave/administratës





Anëtarët e tjerë të stafit
"Të bashkuarit është fillimi. Të qëndrosh së bashku është përparim. Të punosh së bashku është sukses." - Henry Ford
