Loyola-Konvikt
Konvikt
Një avantazh unik i kampusit Loyola është konvikti jonë. Fëmijët nga e gjithë Kosova, si dhe ata nga shtetet fqinje, duhet të kenë mundësinë të jenë në shkollën tonë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë inkurajimit të vajzave. Jetesa në një komunitet ka shumë avantazhe, aty keni mundësinë të mësoni së bashku, të ndërtoni lidhje me të tjerët dhe të punoni në aftësitë e reflektimit të vetvetes në një grup. Loyola-Konvikt është një vend i shkëlqyeshëm ku studentët mund të zhvillojnë dhe formojnë pavarësinë dhe vetë-mbështetjen në jetë brenda komunitetit.
Fjala përshëndetëse e drejtorit
Unë jam Arianit Çollaku, i lindur dhe rritur në Prizren, i martuar dhe kam dy fëmijë. Kam përfunduar fakultetin e historisë në Prishtinë dhe gjithë jetën time i kam kushtuar sportit dhe punës.
Në projektin Loyola jam i përfshirë që nga viti 2008. Fillimisht kam punuar si edukator, dhe pas pesë vitesh kam kaluar në rolin e udhëheqësit të konviktit.
Prioritetet më të mëdha në jetën time janë familja dhe puna. Angazhimi im në konvikt më jep një kënaqësi të veçantë, duke ndjerë përgjegjësi morale për edukimin e nxënësve.
Sakrificat për të hedhur hapa të sigurt drejt së ardhmes nuk i llogaris fare.
Punën më të lehtë e bëjnë mbështetja e stafit edukativ, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Suksesi i punës në konvikt ka burim kryesor tek besimi i prindërve që kan te ne për mbështetjen dhe edukimin e nxënësve, duke përcaktuar formimin e personalitetit dhe autoritetit edukativ.
Me më shumë kënaqësi pranoj kritikat sesa lëvdatat, pasi kritikat na mbajnë gjithmonë aktiv dhe na japin mundësinë për përmirësime, ndërsa lëvdatat na pasivizojnë.
Me respekt,
Arianit Çollaku
Drejtor i Konviktit
Rreth nesh!
Një përparësi unike e Loyola Gymnasium është mundësia e shkollimit me konvikt. Ne kemi dy konvikte të ndara një për vajza dhe një për djem, me kapacitet deri në 200 nxënës, konviktet janë të rregulluara dhe të mobiluara me inventarët e nevojshëm për banim. Veqori dalluese e punës në konvikt është dhe siguria e nxënësve, ku gjatë tërë kohës janë të përkrahur dhe motivuar nga ana e edukatorëve.
Të jetuarit në bashkësi ka një përparsi shumë të madhe, sepse aty ke mundësin të mësosh se si duhesh të ndërtosh raporte me të tjerët, se si duhet të menagjosh kohën në kushte të mira dhe në të vështira.
Bashkësia është vendi I shkëlqyeshëm ku nxënësit mund të skaliten për jetën dhe të ardhmen e tyre.