top of page

Loyola-Gymnasium
Gjimnaz klasik

“Loyola-Gymnasium” u themelua menjëherë pas luftës në Kosovë, për të përmbushur ëndrrën e shumë brezave, për një arsimim modern, mbështetur në vlerat e qytetërimit evropian. Të mësuarit kreativ, mbështeja e ideve të reja dhe përgatitja e të rinjve për t’u përballur me jetën - mbeten në qendër të punës sonë. Demonstrimi i njohurive të arritura dhe puna kërkimore janë dëshmi e ambientit frymëzues për të gjithë nxënësit, të cilët mbështeten çdoherë nga mësimdhënësit. 

3.jpg
Light Backdrop
Fjala përshëndetëse e drejtorit

“Loyola – Gymnasium” përfaqëson shpresën e ringjallur të qytetarëve të këtij nënqielli, për të shfrytëzuar hapësirën e lirisë e për të krijuar gjenerata të reja, të pajisura me dije dhe vlera njerëzore, si kusht për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë, përparimtare e moderne.

Jo vetëm ambienti i mrekullueshëm i kampusit tonë, klasat, kabinetet dhe laboratoret moderne, por është fryma e veçantë e mësimdhënies, për të nxënë sa më shumë dhe synimet për rezultate sa më të larta, që e bëjnë punën tonë dinamike dhe në kërkim të vazhdueshëm të hapësirave dhe mundësive të reja. Përgatitja për jetë, formimi shpirëtëror dhe sukseset e larta akademike të nxënësve ndikojnë në rritjen e mundësive në rrugët e tyre jetësore, andaj ne këmbëngulim fuqishëm dhe në mënyrë të vazhdueshme në pritshmëritë e larta, për të krijuar elitën e së ardhmes.

Të arriturat e deritanishme janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin e prindërve, institucionet por edhe me faktorët tjerë relevantë të shoqërisë sonë.

Përmes Kurrikulës programore të Republikës së Kosovës dhe standardeve tona të krijuara ndër vite, ne vijojmë me kujdes angazhimin në gjithëpërfshirjen e nxënësve, duke pasur parasysh aftësitë, shkathtësitë dhe afinitetet e tyre individuale.

Ne synojmë që të jemi shkollë për jetën, për të gjetur zgjidhjet e nevojshme gjatë një procesi kompleks të të menduarit, për të ngadhënjyer mbi sfidat, e për të qenë të lumtur me sukseset e arritura.

Për të arritur caqet tona, ne i gërshetojmë përmbajtjet programore e ndërlëndore, që të rrisim jo vetëm interesimin e nxënësve për rezultate të larta akademike, por edhe rritjen e ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë përballë nevojave si shoqëri, por edhe në nvelin global. Ambienti miqësor, fryma e bashkëpunimit dhe e ndihmës ndaj njëri-tjetrit në çdo situatë e në çdo vështirësi, janë synim yni, sepse në këtë botë të madhe askujt nuk i mjafton vetja.

Zbatimi i Kurrikulës, duke integruar në të edhe përvojat më të mira të vendeve tjera të përparuara, sidomos sistemin gjerman të shkollimit, përmes bashkëpunimit të shumanshëm me institucione të ndryshme arsimore, na bëjnë të vendosur në kërkesat tona për arsimim dhe formim modern.

Ideja e gërshetimit të shpirtërores me veprimin konkret është një lloj kulti në kulturën tonë. Për më tepër, edhe shkrimit shqip zë fill me një formulë pwrshpirtwrie dhe vijon me përkthime nga librat e shenjtë, që përçon mesazhin e dashurisë ndaj njeriut dhe ndriçimit njerëzor përmes dijes.

Ne, në kampusin e “Loyola - Gymnasium” i presim me shumë kënaqësi të rinjtë dhe të rejat dhe përpiqemi që hareja dhe gëzimi i tyre të përshkojë tërë procesin e nxënies dhe përgatitjes për të ardhmen. Zhvillimi personal i fëmijëve, nxitja dhe mbështetja e aftësive personale, përmës mbështetjes profesioanle e pedagogjike mbeten jo vetëm detyrat tona të përditshme, por edhe një ndjenjë kënaqësie për arritjet që na bëjnë të lumtur të gjithëve.

Ju mirëpresim në “Loyola - Gymnasium”, për të dëshmuar vlerat dhe përkushtimin e thellë në procesin e nxënies dhe të përgatitjeve për të ngadhënjyer mbi sfidat e së ardhmes!

Me të mbara e suksese për të gjithë!

 

Sinqerisht,

drejtori i “Loyola - Gymnasium”

 “Loyola-Gymnasium” – shpresa e ringjallur në përgatitjen shpirtërore e diturore të gjeneratës së re

Të vendosur në përmbushjen e misionit tonë, përmes përzgjedhjes me kritere të larta të stafit dhe nxënësve, ne vijojmë të ruajmë standarde të larta profesionale në mësimdhënie cilësore.

Në kampusin tonë ofrojmë ambiente të qeta e frymëzuese, që nxisin të menduarit kritik, duke shfrytëzuar risitë e teknologjisë digjitale, për të gjetur zgjidhje të kënaqshme të problemeve e përballje me sfidat që mund të dalin në rrugët e jetës.

Ne ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit, prej klasës 6-12, për nxënie cilësore e formim emocional të shëndoshë, pa paragjykime e dallime që frenojnë kreativitetin dhe mendjen e hapur, por duke respektuar diversitetin kulturor, social, religjioz dhe individualitetin e secilit.

Ne mendojmë sot për të ardhmen, që e nesërmja të na gjejë të përgatitur!

1.JPG

Njihuni Me Mësimdhënësit

bottom of page