top of page
DSC01109_edited.jpg

Kampusi Loyola
Një vend madhështor
për të mësuar

Asociacioni "Loyola-Gymnasium" (ALG) është një institucion arsimor, politikisht i pavarur dhe organizatë jofitimprurëse (OJQ). Ky institucion vepron në katër departamente si: Loyola-Fillore (klasa 1-5); Loyola-Gymnasium (klasa 6-12); Loyola-Konvikt (shkollë me konvikt nga klasa 6-12); dhe Loyola-Profesionale (qendër e formimit profesional). Ne aplikojmë një pedagogji shpresëdhënëse të hapur. Kjo bazohet fuqishëm në pedagogjinë e Jezuitëve (pedagogji Injaciane). Përveç arsimimit në bazë të Kurrikulës së Kosovës nga Ministria e Arsimit, ALG ofron edhe programe të ndryshme shtesë arsimore dhe aktivitete jashtëshkollore. Synimi ynë është të krijojmë një shoqëri civile të re moderne , me vetëbesim dhe me mendime vetjake (kritike). Të rinjtë e sotëm do të jenë së shpejti vendimmarrësit e radhës dhe agjentët e ndryshimit të vendit tonë  dhe më gjerë.

Regjistrohu për të pranuar informacionet e fundit të ALG-së

Shkarkimet

Screenshot 2022-05-04 091907.png

ALG-News

1.png

Kalendari shkollor
2022-2023

4.JPG

Së pari shëndeti!

Shëndeti i nxënësve tanë, stafit dhe të gjithë vizitorëve brenda ambientit shkollor është shumë i rëndësishëm për ne. Sipas rregulloreve aktuale të autoriteteve shëndetësore, për momentin në shkollë, mund të lejojmë vetëm hyrjen e personave të vaksinuar, të shëruar apo të testuar. Ne po bëjmë çmos për ta mbajtur kampusin ‘’Loyola’’ pa Covid-19, prandaj respektimi i këtyre rregullave është i domosdoshëm. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Loyola në numra

16+

Vite

shembull

1200+

Nxënës të diplomuar

70+

Mësimdhënës

 të certifikuar

1100 +

Nxënës aktiv

DSC_0121.JPG
passed-exam-pngrepo-com.png

100

%

Dhënia e provimit

të semi-maturës dhe maturës shtetrore

Loyola-Fillore ndodhet në qendër të qytetit të vjetër historik të Prizrenit, shumë pranë kishës katolike

Loyola-Gymnasium, Loyola-Konvikt dhe Loyola-Profesionale janë të vendosura në kampusin e madh, në rrugën tranzitit, jashtë qytetit.

Vendndodhja
bottom of page