Gjatë katër ditëve, nxënëset tona Keronea Kryeziu, Qamile Dellova, Eda Dida dhe Hira Kazazi ishin të angazhuara në Berlinin dimëror, nga 28.11. deri më 02.12.2023 me temën "Media". Aktivitetet përfshinin punëtori ndërkombëtare dhe lojëra të ndryshme planifikuese për tema si "Lajmet e rreme + Verifikimi i faktit" ose krijimi dhe përgatitja e lajmeve të tyre për publikim. Nxënëset nuk vinin vetëm nga vendet evropiane, por edhe nga larg, si p.sh. nga Namibia dhe Meksika. Përveç kësaj, pati edhe takime në Bundestagun Gjerman dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. "Përgjithësisht, ishte shumë kënaqësi, kemi mësuar shumë, kemi përmirësuar gjermanishten tonë dhe kemi krijuar miqësi ndërkombëtare për jetën", ishte mendimi i njëjtë i Qamiles, Edas, Hirës dhe Keroneas. Projekti u financua, u organizua dhe u realizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë në bashkëpunim me ZfA (Zyra Qendrore për Arsimin e Jashtëm) të GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe DW (Deutsche Welle). Nxënëset tona u shoqëruan nga kolegu ynë, prof. Martin Häusler.
תגובות