VENDE TË LIRA PUNE
Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:
• Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane (derisa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë);
•Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të biologjisë (me gjysmë norme);
Kushtet që duhet të plotësohen:
•Diploma e fakultetit përkatës (është e pëlqyeshme grada master);
•Letër motivuese;
•CV;
•Të jetë banor i Republikës së Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
•Vërtetimin se nuk është nën hetime.
Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i.
Dokumentet shtesë:
• Certifikata të trajnimeve;
• Referenca etj.
Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 24.10.2021, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: alg-info@alg-prizren.com.
Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në alg-info@alg-prizren.com ose na telefononi në +383 44 434 087.