Aktuale

Afatet

Vend pune

Aktuale

Raporte dhe udhëzime

Në këtë faqe çdo herë mund të gjeni udhëzime dhe raporte të shkurtra për temat aktuale dhe ngjarjet në dhe rreth shkollës sonë dhe në konvikte. Ndonjëherë edhe raporte interesante nga Kosova për udhëtimet e nxënësve dhe pedagogëve jashtë vendit.

< Zurück  Nachricht 73 bis 76 von 1340 Weiter >


18.12.2017 - Risi: Viti shkollor ka tri periudha

Reforma e arsimit, e cila filloi vjeshtën e kaluar me planet e reja mësimore për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, gjithashtu solli një ndryshim tjetër, kalimi nga dy gjysmë vjetorë ne tri periudha.

Periudha e parë nga këto tri për klasat e sipërpërmendura përfundoi në fund të dhjetorit, kur ne mbajtëm edhe konferencat, për tu treguar nxënësve dhe prindërve përmes informacioneve me shkrim, përshtypjet e para për suksesin e arritur.

Këtë sistem paralel të klasave me nga dy dhe tri periudha do ta kemi edhe për tre vite të tjera.



16.12.2017 - Konferenca e dytë për zhvillimin e shkollës

Të shtunën pasdite, në kuadër të një konference të zgjeruar, u mbajt takimi i dytë i përfaqësuesve të këshillit të mësimdhënësve, i drejtuesve të drejtimeve profesionale dhe drejtorisë së shkollës.

Pas drekës së përbashkët, filluar shqyrtimet udhëzuese të përbashkëta dhe të detajuara rreth temave: Përvojat e para me planet e reja mësimore, pajisja e shkollës me teknologji të prezantimit dhe nevojat për trajnime.

Po ashtu është prezantuar dhe diskutuar edhe propozimi i drejtorisë së shkollës për Ditët e Projektit me rastin e
dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pas shqyrtimeve
intensive dhe kafesë së përbashkët, të gjithë filluan me vonesë por të kënaqur vikendin.



14.12.2017 - Koncerti i dytë i përbashkët dimëror

Mbrëmja e dytë koncertale e shkollës sonë mundësoi paraqitjen e shumë artisteve dhe artistëve të rinj, pa krijuar ndonjë përshtypje se programi mori më shumë kohë. Edhe këtë herë, spektri i nxënësve përbëhej duke filluar nga nxënës të klasave të para e deri te maturantët, gjersa publiku ishte përzierje prindërish të shkollës fillore, Tranzitit dhe gjimnazit.

Shpresojmë që jehona e shkollës së muzikës të rritet edhe në gjimnaz, dhe vitin tjetër nxënësit tanë të shkollës fillore, për herë të parë do të na kthehen në gjimnaz. E themi këtë sepse këta filloristë kanë përjetua



11.12.2017 - Gjimnazistët ndihmojnë në çerdhen e fëmijëve

Për tu mundësuar më shumë kohë për mësimet plotësuese bashkëpunëtoreve dhe bashkëpunëtorëve adoleshentë të kopshtit të fëmijëve në Loyola Tranzit, nxënësit e Loyola-s kanë filluar të marrin përsipër pjesë të këtij shërbimi me më të vegjlit.

Katër nga ta ndihmojnë vullnetarisht dhe me kënaqësi çdo pasdite nga një orë e gjysmë. Është kjo një detyrë, që do të thotë më shumë se një zëvendësim i thjeshtë.

< Zurück  Nachricht 73 bis 76 von 1340 Weiter >

 

Afatet e pushimeve
Gjimnaz

Afatet e pushimeve
Shkolla Fillore

Shoqata mbështetëse

Kontoja e donacioneve

Freunde und Föderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.

Volksbank eG
IBAN: DE40 4126 2501 6700 9587 00
SWIFT: GENODEM1AHL
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Copyright © 2006-2020 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.