Shkolla jonë
Gjimnazi Loyola në Prizren është gjimnaz privat, klasik i pranuar nga shteti, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem, i cili nga ALG përgjigjet si organizatë me interes të përgjithshëm.
Veçoritë
Ne duam të bëjmë diç për fëmijët e Kosovës, d.m.th. ti përmirësojmë shanset e tyre për kyçje në një Evropë, e cila çdo ditë e më tepër po bashkohet. Për këtë arsye, sipas mendimit tonë, shkollimin nuk duhet kuptuar vetëm si dhënie të mësimit, por si parakusht qenësor për kyçje në rrjedhat bashkëkohore .
Shkallët e zakonshme sekondare në Kosovë I dhe II ne i kemi përfshirë së bashku në gjimnazin klasik. Tanimë te ne vijnë nxënësit tanë që nga klasa e gjashtë. Vetëm për një kohë kalimtare prej 2 vitesh, në vitet shkollore 2006/07 dhe 2007/08 planifikojmë pranimin e nxënësve edhe në klasën e dhjetë. Pas 4 vitesh në shkallën e parë sekondare dhe në 3 ose 4 vitet tjera në shkallën e dytë sekondare (shkollimit të mesëm) me përfundimin e shkollës fitohet matura.
Për të pasur mundësi që fëmijët, të cilët nuk banojnë në rrethinën e shkollës, ta shfrytëzojnë ofertën tonë, ne disponojmë me konvikt për vajza dhe një për djem. Përkrahja e vajzave për ne është një qëllim i veçantë. Për këtë arsye gjysma e tërë vendeve në shkollë dhe në konvikte është e rezervuar për vajza.
Natyrisht se plani i rregullt mësimor i Kosovës vlen edhe për ne. Por, ne atë e kemi plotësuar në disa pika. Një ndryshim thelbësor është radhitja e gjuhëve. Që nga klasa e gjashtë (6) ligjërojmë dy gjuhë të huaja: gjermanishten dhe latinishten. Nga klasa e tetë (8) kësaj i shtohet edhe gjuha angleze. Për nxënësit që te ne vijnë me njohuri paraprake të gjuhës angleze, ne atyre në klasën e 6 dhe 7 ju ofrojmë kurse, që t’i ruajnë këto njohuri. Nga gjuha gjermane nxënësit tanë mund të fitojnë diplomën e gjuhës gjermane, njërin nga parakushtet më të rëndësishëm për të studiuar jashtë vendit, aty ku flitet gjermanishtja. Nga latinishtja duhet të arrihet niveli i cili së paku i përgjigjet “Latinumit të vogël”. |