Ideja

Projekti

Shoqata bartëse

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shoqëria bartëse
Bartësi përgjegjës juridik Träge

Asociation "Loyola-Gymnasium

Projekti pa person juridik në Kosovë ishte dhe është i pamundur. Personi juridik shërben si partner bashkëbisedues për të gjitha organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe funksionon si bartës për Gjimnazin dhe për konviktet.

Me emrin Asociation "Loyola-Gymnasium" (ALG) është formuar në Prishtinë si shoqëri bartëse në dhjetor të vitit 2003 dhe qysh më 19 janar 2004 është regjistruar te UNMIK-u si Organizatë joqeveritare (OJQ). Më 8 shkurt 2005 Shoqërisë bartëse nga Ministria për Punë Publike i është pranuar Public Benefit Status (Statusi i interesit të përgjithshëm).

Qëllimi i Shoqërisë është nxitja e shkollimit dhe arsimimit klasik në Kosovë dhe në këtë mënyrë përkrahja e njerëzve të rinj. Këtu përfshihet përgatitja e rinisë kosovare për konkurrencë në Evropë dhe integrimi i tyre përkatës në sferën e arsimit dhe shkencës si dhe zhvillimit dhe përvetësimit të njohurive nga kultura, shkenca dhe arti, të cilat i përgjigjen moshës.

 

Seanca konstituive e Shoqërisë bartëse

Më 18 maj 2004 në sallën e vogël të mbledhjeve të Kuvendit në Prizren është mbajtur seanca konstituive e Shoqërisë bartëse. Për hapat e parë në procesverbal është shënuar:

"Anëtarët ishin unik që qysh në këtë vit duhet të fillohet me zbatimin e projektit. Pastaj, për shkaqe kohe (përfundimi i shpejtë i vitit shkollor, zgjedhja e pedagogëve, mësimi fillestar dhe kualifikimi, dhomat provizore të mësimit), fillimi i mësimit tanimë nuk kishte mundësi të realizohet në vitin e ardhshëm shkollor (shtator 2004), andaj anëtarët kanë vendosur të ndërmarrin gjithçka ashtu që në vitin shkollor (2004/05) të krijohen mundësitë për të filluar me ndërtimin. Po ashtu do të duhej që sa më parë që është e mundur të bëhet zgjedhja dhe trajnimi i pedagogëve dhe të përpunohet programi pedagogjik ..."

Në këtë mënyrë është përcaktuar drejtimi për fillimin e ndërtimit dhe qysh në shtator 2005 shkolla dhe internati filluan nga puna.

 

Anëtarët aktualë të Shoqërisë bartëse

  • Administratura Apostolike Prizren
  • Albanian Youth Action
  • Arbeiter-Samariter-Bund Landesverband Sachsen e.V.
  • Arbeiter-Samariter-Bund Ortsverband Neustadt/Sachsen e.V.
  • Fondacioni Marianne dhe Rudolf Haver
  • Françeskanet nga Cetinja
  • Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.
  • Grünhelme e.V. (Helmetat e gjelbra Sh. r.)
  • Kosova Alternative Education
  • Krahina Austriake e Jezuitëve
  • Krahina Gjermane e Jezuitëve
  • Krahina Kroate e Jezuitëve
  • Stellaner-Vereinigung Deutschland e.V.

 

 

 

   
  Të dëshiruar janë gjithsesi edhe anëtarët tjerë.
   

 

ALG News

Këtu mund ta porositni gazetën tonë me informatat aktuale për projektin dhe përditëshmërinë shkollore.

Donacion online

Po, ndihmoj unë dhe do dhuroj!

Kontoja e donacioneve

Jesuitenmission
Königstr. 54
D - 90402 Nürnberg

Ligabank Nürnberg
Vordere Sterngasse 32
D - 90402 Nürnberg

Konto: 511 55 82
BLZ: 750 903 00
IBAN: DE 61 750 903 00 000 511 55 82
SWIFT: GENODEF1M05
Stichwort: Loyola-Gymnasium

Zuwendungsbescheini-
gungen werden erstellt.

Shoqëria mbështetëse kërkon edhe anëtarë tjerë!

Shoqëria jonë mebështetëse, Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium", kërkon edhe anëtarë tjerë. Informatat tjera për anëtarët ekzistues mund ti gjeni këtu.



Aktuale & Afatet | Shkolla & Konvikti | Projekti & Shoqata bartëse | ALG News | Shkarkimet | Partnerët | Kontakti | Dëftues botimi


Për pyetjet dhe komentet për këtë faqe ju lutemi të dërgoni E-mail në: webmaster@alg-prizren.com
Copyright © 2006-2012 Asociation "Loyola-Gymnasium" Prizren. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.