Gjimnazi Loyola në Prizren
i përgjigjet kësaj sfide. Arsimi në Gjimnazin Loyola nuk kuptohet si dhënie e pastër e diturisë, por këtu bëhet fjalë vendosmërisht për ndërmjetësimin e atyre vlerave, të cilat shprehin kulturën e Evropës. Në këtë kuptim ajo është parakusht për përmirësimin e shanseve të ardhshme për rininë kosovare në Evropën e cila çdo herë e më tepër po rritet e bashkuar. Një vëmendje e veçantë, në këtë vend të shkatërruar me shumicë myslimane, me këtë rast i përkushtohet përkrahjes së vajzave.
Shkallët sekondare të zakonshme në Kosovë I dhe II janë përfshirë në një gjimnaz klasik.
Nxënësit vijnë tanimë që nga klasa e 6 në Gjimnazin Loyola. Plani mësimor që vlen në Kosovë plotësohet prej klasës së 6 me gjuhën gjermane dhe latine me nga 5 orë në javë. Nga lënda gjuhë gjermane duhet të fitohet "Diploma e gjuhës gjermane" dhe nga latinishtja së paku "Latinumi i vogël" Si gjuhë tjetër e huaj mësohet anglishtja.
Që oferta të jetë e dobishme për tërë Kosovën, ekzistojnë përveç Gjimnazit edhe dy konvikte, njëri për vajza dhe tjetri për djem.
Mësuesit dhe edukatorët
janë partnerë të prindërve dhe miqtë e nxënësve. Ata të gjithë zgjidhen në bisedë personale. Kritere të rëndësishme për zgjidhjen e tyre janë kualifikimet njerëzore, pedagogjike dhe didaktike. Për të gjithë bashkëpunëtorët perfeksionimi dhe specializimi i përhershëm janë obligues.
Kolegjiumi gjithnjë në rritje është për vënien në jetë të kurrikulumit kosovar me zgjerimet e cekura si dhe për parimet themelore që vlejnë për edukim në Gjimnazin Loyola: "... Burrat dhe gratë për të tjerët!...Bashkërenditja e lojës së përhershme të përvojës, reflektimit dhe veprimin në dinamikë prej mësimit të tjetrit dhe vetës...".
Gjimnazi Loyola
po rritet pa ndërprerë. Më 16 prill 2005 është vënë guri i themelit. Vetëm pesë muaj më vonë janë lëshuar në përdorim shkolla dhe konviktet, së pari për dy klasë. 180 fëmijë morën shkollën në posedim, gati 50 u vendosen në konvikte. Sot, 2 vjet më vonë, numri i fëmijëve është rritur në 300. Gati 100 prej tyre jetojnë në konvikte. Në vitin shkollor 2009/10 do të jenë diku 720 fëmijë, prej tyre 350 deri 400 në konvikte. Me këtë atëherë do të shfrytëzohet plotësisht kapaciteti i shkollës dhe konvikteve.
Shoqata
miqtë dhe përkrahësit e Asociacionit "Loyola-Gymnasium"
(Freunde und Förderer der Asociation "Loyola-Gymnasium" e.V.)
është formuar për mbështetjen e Asociacionit "Loyola-Gymnasium". Ajo përveç tjerash duhet të ndërmjetësojë dhe përkrahë këmbimin e nxënëseve dhe nxënësve të Gjimnazit Loyola nga Kosova dhe për në Kosovë. |